A kanë të drejtë të kërkojnë mandate të reja politikanët e pasukseshëm të cilët janë shumë të gjatë në politikë ?
Ejup Berisha
Të kërkosh mandat të ri politik si politikan me qëndrim të gjatë në skenën politike, kur nuk e ke përfunduar asnjë të mëparshëm me sukses dhe si duhet deri në fund është absurdi i absurdeve të botës, apo të mos themë çmenduri e të gjitha çmendurive sepse kjo vetvetiu nënkuptohet se është kështu. Kjo kërkese e tyre nuk mund të sçarohet dhe të arsyetohet nga askush dhe me asgjë.Këtë kërkesë të tyre
as teoria shkencore e as praktika njerëzore nuk mund ta sçarojnë e lere më ta elaborojnë. Të njëjtën gjë nuk dine ta sçarojne as vetë ata politikanë të cilët janë subjekt trajtimi në këtë shkrim. Per të kërkuar mandat të ri politik politikanët duhet ti plotesojnë disa kushte, standarde apo dhe të njëjtët duhet ti posedojnë disa cilësi pozitive njerezore, shoqërore dhe profesionale. Këta afatgjatët në politikë të cilët planifikojne të kërkojnë sërish vota që të sigurojnë mandate të reja politike sikurse që i kanë siguruar mandatet e mëhershme njërin pas tjetrit edhe më parë por që asnjë prej tyre nuk e kanë përfunduar si duhet dhe sa duhet, këta athua vallë a janë të vetëdijshëm se a kanë të drejtë që sërish ta bëjnë këtë gjë apo jo. Për të njëjtët vlenë të thuhet se nuk kane poseduar dhe nuk posedojnë asnjë cilësi pozitive njerezore, shoqërore e as profesionale për ti përfunduar ato mandatet e mëhershme , e lere më tani në prag të zgjedhjeve të reja të cilat do të mbahen këtu te ne në muajin maj të këtij viti, për të kërkuar vota dhe për të marrë edhe një mandat të ri politik. Shkurt e shqip të njëjtëve duhet tu thuhet një JO e madhe nga qytetarët votues për faktin se ata nuk i meritojnë mandatet e reja të cilat e kanë ndërmend që ti kerkojnë sërish. Të thuash se këta politikan janë të bukur jo nuk janë, të thuash se janë shumë të zotë jo nuk janë, të thuash se janë intelegjent, të shkolluar apo dhe se e njohin mire politikën jo jo edhe kjo nuk qëndron, të njejtet bile as teorine e as praktikën politike nuk i kane ndonjë anë të fuqishme të tyre. Më tej të thuash se ata janë njerëz të mire e të edukuar jo nuk janë, këta gjithashtu nuk janë as të matur, as të arsyeshëm, as të qetë bile as pozitiv. Atehër për çfar ju duhen mandatet e reja politikanëve të cilët shumë gjatë kohë janë në politikë dhe të cilët i kanë karakteristikat e lartpërmendura tepër negative dhe të pa pranueshme për opinionin më të gjërë. Le ti sçarojne të njëjtët mirë me argumente dhe me fakte serioze, të çë
ndrueshme e bindese shkaqet dhe arsyet se pse po kërkojnë mandate të reja me qëllim që të mund ti kuptojmë të njëjtët dhe ti arsyetojmë kërkesat apo dhe ambicjet e tyre për të fituar mandate të reja në politikë atëher ndoshta mund të mendohet në drejtim që ndonjërit prej tyre ti jepet edhe një gjasë nëse I njëjti ka qenë pak më i zoti, më pozitiv, më produktiv dhe më njerëzor. Por shumica e tyre edhe nëse e bëjnë sçarimin dhe elaborimin e shkaqeve dhe të arsyeve të njëjtët nuk kanë të drejte as njerëzore as morale e as politike qe të kërkojnë mandate të reja. Në mbarë botën kuadrot e vjetra dhe të pa zotë, të pa-aftata, të pavyeshme, me sjellje arrogante dhe negative i largojne nga institucionet shtetërore e publike por edhe nga ndërmarrjet punuese dhe prodhuese, e kjo don të thotë edhe nga vetë politika. Kështu vetëm ne këtu në rajonin e Ballkanit Perendimor ku bën pjesë edhe shteti ynë RMV përher në mënyrë të pakuptimtë u japim përparsi njerëzve të tillë të papërshtatshëm dhe joadekuat që të zënë një pozitë të mire dhe të përparuar shtetërore dhe publike apo dhe një vend pune pa meritë. E të njëjtët kur i arrijnë këto gjëra as që angazhohen që me aktivitetet dhe me punet e tyre të realta e të sinçerta që të bëjnë diçka të mirë, të leverdishme dhe të favorishme për qytetarët. Pra kjo i bie se ne më shumë këtë gjë e bëjmë që keta të argetohen të pushojnë bile edhe ti bishtnojnë punët dhe angazhimet të cilat u jepen dhe u besohen për ti bere apo për ti kryer të njëjtat kudo që të angazhohen çoftë edhe në politikë. Atehër ju o politikan që keni ndërmend që të kerkoni sërish vota e me to të siguroni edhe mandate të reja
duhet ta keni të qartë se jo vetëmse që nuk keni të drejtë të kerkoni mandate te reja por ato nuk keni të drejtë as edhe që ti fitoni më kurrë falë votave të qytetarëve.