I pyetur nëse do të dorëhiqet nga pozita e kryetarit, nëse BDI humb në këtë cikël zgjedhor, Ali Ahmeti tha se edhe nëse i shkon mendja, partia nuk ia jep këtë mundësi.
“Do të thotë edhe nëse më shkon mendja mua të tërhiqem, do të thotë BDI nuk ma jep këtë mundësi dhe këtë komoditet. BDI nuk njeh humbje dhe nuk është humbës”, tha Ahmeti.