Zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Gjeloshaj uron Xhaferin: Sot në Shkup, në qytetin e lindjes së Nënë Terezës, u emërua kryeministër një burrë trim në kohë lufte dhe paqeje

Zëvendëskryeministër dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, z. Nik Gjeloshaj, ka përgëzuar kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, njëherësh, ka përgëzuar të gjithë shqiptarët për këtë arritje.

Z. Gjeloshaj ka shkruar se “Tani, Talati ka edhe një përgjegjësi të re kombëtare, që e kryen dhe do ta permbush me sukses, ashtu si gjithë herave tjera deri me tani”.

Postimi i plotë:

Sot në Shkup, në qytetin e lindjes së Anjezë Gonxhe Bojaxhiut – Nënës së botës – gjegjësisht, Nënë Terezes, u emërua kryeministër z. Talat Xhaferri, një burrë trim në kohë lufte dhe paqeje!

Urime shqiptarë, kudo që jeni!

Tani, Talati ka edhe një përgjegjësi të re kombëtare, që e kryen dhe do ta permbush me sukses, ashtu si gjithë herave tjera deri me tani!

NGJ