Komuna e Vitisë ka shpallur qytetar nderi, ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, William G. Walker.
Në adresimin e tij para Kuvendit Komunal të Vitisë, ai ka thënë se i pëlqen të vije në Kosovë.
“Kam ardhur këtu në Viti për disa arsyeje të ndryshme. E para, ta pranoj urdhrin që kryetari i lexoi. E dyta, të shoh mjaft qytetarë të kësaj pjese të Kosovës. Dhe e treta, është se me pëlqen me ardhë në Kosovë”, ka thënë Walker.