Urime ditëlindjen intelektual i madh Arbër Xhaferi


Ejup Berisha

Vdiç Arbëri Rrofte Xhaferi.
Kjo thënie nuk vlenë për botën politike në RMV. Arberi ishte dhe vazhdon të
jetë politikani më i madh që ka njohur teoria politike në trojet shqiptare. Praktika politike nuk ishte ana e tij më e fuqishme e angazhimit të tij në politikë por Arbëri mbetet Profesor Doktori më i shquar i teorisë politike dhe filozofike shqiptare.
Arbëri ishte enciklopedia politike dhe filozofike që fliste dhe i cili vazhdon të flet akoma aq rrjedheshelëm, aq bukur dhe aq fuqishëm.Idete konceptet dhe mendimet e tija politike ishin përher në hap me kohën me ngjarjet dhe me vendin ku ai vepronte politikishtë dhe intelektualisht.
Arbëri ishte i vetmi që shkëlqente në debate të ndryshme politike dhe filozofike në ambiente dhe forume të ndryshme debative. Kjo ishte kështu derisa nuk u paraqit Albin Kurti në skenën politike kosovare. Xhaferi ishte dhe është akoma i pazevendesueshem edhe pse tani zbrazetinë inetelektuale ne politikë dhe në filozofi po tenton ta reimbushe Albini por jo edhe pervojën e tij. Arbër Xhaferi ishte Doktori i politikës së sëmure të Maqedonisë
neokmuniste e cila asnjëher nuk u shkëput nga njëmendësia Komuniste bolshevike edhe pse e shpalli pluralizmin politik ne vitin 1991dhe sistemin shum partiak. Diagnozën më të sakte të anomalive dhe të sëmundjeve kronike të RM-së nga të cilat vazhdon akoma të vuaj e njëjta i pari te ne i kumtoi Arbëri edhe pse nuk e gjeti ilaqin adekuat për shërimin e saj nga egoizmi dhe nacionalizmi i egër etnik maqedonas. Arbër Xhaferi nuk ka vdekur ai është akoma gjallë. Vdiç Arbëri Rrofte Xhaferi.