Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ishte e zhgënjyer vite me parë pasi nuk arriti të fitonte dy çmimet e para për ‘Grammy’.
Kështu ka rrëfyer vet këngëtarja për ‘People’.
“I thashë vetes, nëse nuk fitoj me Meant to be, nuk mendoj se do të fitoj ndonjë çmim ‘Grammy’ për diçka tjetër. Që atëherë jam përpjekur që të mos kem asnjë pritshmëri”, tha ajo.
Rexha u nominua për Grammy vitin e kaluar bashkë me David Guetta për këngën ‘I’m Good’.. këtë vit ata u nominuan sërish.
Ajo shtoi se është mirënjohëse që është aktive në industrinë e muzikës dhe mund të bëjë atë që i pëlqen.
Çmimet Grammy do të jepen më 4 shkurt në Los Angeles.