Tre të rinjtë që u dhunuan në Mal të Zi, rikthehen në Shqipëri

Ditën e djeshme, janë dhunuar tre të rinj shqiptarë në Malin e Zi. Siҫ bën të ditur policia, ata janë kthyer në Shqipëri.

Kthimi i tyre në Atdhe, është bërë me dëshirën e tre të rinjve
Sipas policisë, autoritetet e Malit të Zi, kanë identifikuar tre persona, të cilët dyshohet si autorë të dhunës ndaj tre shqiptarëve.

Tre shqiptarët e dhunuar janë Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci.

Pas mbërritjes në pikën e kalimit kufitar në Muriqan, ata u shoqëruan për ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal në qytetin e Shkodrës.

Tashmë, pritet që hetimet e thelluara të hedhin dritë mbi shkaqe e dhunës ndaj tre shqiptarëve, të cilët në momentin e sulmit po lëviznin me një makinë me targa gjermane.