Transferimet më të shtrenjta të janarit në Premier Ligën e Anglisë

Afati kalimtar i janarit në mënyrë befasuese ka qenë mjaft i qetë për klubet e Ligës Premier. Një arsye e madhe e këtij pasiviteti të klubeve është për shkak të frikës së thyerjes së rregullave financiare që i ka vendosur Premier Liga.

Evertoni tashmë është dënuar me heqje të dhjetë pikëve më herët gjatë këtij sezoni, ndërsa pas tyre edhe Nottingham Forest rrezikon po ashtu të njëjtin dënim.

Pasi shumica e klubeve shpenzuan shuma të mëdha në afatin e verës, ata nuk e kanë nevojën që të bëjnë të njëjtën edhe gjatë afatit dimëror. Si rezultat, ka pasur vetëm disa lëvizje nga ana e klubeve të elitës së futbollit anglez. Transferimi më i shtrenjtë i këtij afati ka qenë mbrojtësi rumun Radu Dragusin, i cili u transferua tek Tottenhami për shumën e 25 milionë eurove nga Xhenoa.

Transferimet më të shtrenjta të afatit kalimtar të janarit

Radu Dragushin te Totenhami – 25 milionë euro

Klaudio Eçeveri te Man. Siti – 12.5 milionë euro

Valentin Barko te Brajtoni – 7.9 milionë euro

Daniel Munoz te Kristal Pallas – 6.9 milionë euro

Kosta Nedeljkoviç tek Aston Villa – 6.5 milionë euro