Tragjedi, një maternitet përfshihet nga flakët, humbasin jetën 4 foshnja

Një zjarr në Maternitetin Qendror në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, vrau këtë të martë katër foshnja.

Tre persona u shtruan në spital për thithjen e tymit, thanë zyrtarët e urgjencës, ndërsa qindra pacientë dhe personel mjekësor u evakuuan nga ndërtesa.

Prokurori i Përgjithshëm Kamran Aliyev u tha gazetarëve se hetimet paraprake zbuluan se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një mosfunksionim i një sistemi të energjisë elektrike.

Një hetim është nisur për të parë nëse neglizhenca shkaktoi dy ose më shumë vdekje dhe nëse ka pasur shkelje të sigurisë nga zjarri.

 

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo