Tragjedi/ Aksidentohet për vdekje djali i ish deputetit Krste Mukovski – ja detajet!

Sot në orët e para të mëngjesit, pra rreth orës 02:10, ka ndodhur një tragjedi e rëndë ku një i ri nga Vevçani ka humbur jetën si pasojë e aksidentit tragjik me makinë.

Makina e tipit audi del nga rruga dhe rrokulliset, dhe si pasojë humb jetên shoferi i makinës.

Struga Ekspres mëson jozyrtarisht se shoferi i makinês i cili humbi jetën është personi M.M, djali i ish deputetit, Krste Mukoski, ish deputeti i Vevçanit.