Thithja e oksigjenit të pastër është ‘po aq efikase sa Viagra’


Thithja e oksigjenit të pastër për 90 minuta në ditë mund të jetë po aq efikase sa Viagra për trajtimin e impotencës, pa asnjë nga efektet anësore dhe rezultate potencialisht më të gjata, tregon një studim i ri.

Meshkujt që e kryen trajtimin kishin një përmirësim mesatarisht 50 për qind në funksionin e tyre erektil. Dhe efektet nga një muaj trajtim zgjatën deri në 18 muaj në disa raste.

Mosfunksionimi erektil, një paaftësi për të arritur ose mbajtur një ereksion, përjetohet nga rreth gjysma e meshkujve të moshës 40 deri në 70 vjeç, sipas Shoqatës Britanike të Kirurgëve Urologjikë.

Nëntë në dhjetë burra me mosfunksionim erektil kanë të paktën një shkak fizik themelor, si sëmundje të zemrës, diabet ose marrje medikamentesh të caktuara, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut dhe depresionin (që mund të shkaktojë ngushtimin e enëve të gjakut që furnizojnë penisin, duke bërë që të mos ketë gjak të mjaftueshëm për një ereksion).

Mosfunksionimi erektil zakonisht trajtohet me barna frenues të fosfodiesterazës-5 (PDE5), duke përfshirë sildenafil (Viagra) dhe tadalafil (Cialis), të cilat rrisin rrjedhjen e gjakut në penis.

Ato mund të jenë shumë efikase, por nuk janë të përshtatshme për të gjithë meshkujt, duke përfshirë ata që marrin ilaçe nitrate për anginë dhe ata me një probleme serioz të zemrës ose mëlçisë.

Ilaçet e mosfunksionimit erektil dhe nitratet shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut, ndaj, të kombinuara mund të shkaktojnë një rënie të fortë të presionit të gjakut, duke rritur rrezikun e sulmit në zemër ose goditje në tru.

Efektet anësore të mundshme të PDE5 përfshijnë dispepsi, kongjestion nazal, dhimbje shpine dhe dhimbje muskulore. Studimet tregojnë se një të tretës së meshkujve nuk u funksionojnë ilaçet.

Studimi i ri, nga urologët në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit të Izmir Bozyaka në Turqi, i botuar në revistën International Urology and Nefrology, përfshiu 100 burra. Një grup u trajtua me oksigjen; një grupi tjetër iu dha tadalafil çdo ditë, për një muaj; dhe një grup i tretë nuk kishte trajtim.

Burrat në grupin e oksigjenit u ulën në dhoma hiperbarike (të ngjashme me ato të përdorura për trajtimin e zhytësve me sëmundjen e dekompresionit) dhe merrnin frymë me oksigjen të pastër për 90 minuta në ditë. (Ajri normal është 21 për qind oksigjen, 78 për qind azot dhe sasi të vogla të gazrave të tjerë.)

Presioni i rritur në dhomat hiperbarike (2.4 herë më i lartë se presioni atmosferik) ndihmon mushkëritë dhe indet të thithin më shumë oksigjen se normalisht. Oksigjeni dhe grupi tadalafil treguan të njëjtin përmirësim, rreth 50 për qind. Oksigjeni funksionoi pavarësisht nga mosha ose sa kohë burrat kishin përjetuar mosfunksionim erektil. Efektet zgjatën mesatarisht dy muaj.

Kjo është në kontrast me barnat si Viagra, të cilat përdoren sipas kërkesës me efekte që zgjasin deri në katër orë (ose 36 orë me tadalafil) dhe kanë efekte anësore që zgjasin më gjatë.

Nuk është e qartë se si terapia hiperbarike e oksigjenit e ndihmon mosfunksionimin erektil. Një teori është se oksigjeni shtesë inkurajon enët e reja të gjakut të rriten, duke furnizuar penisin me më shumë gjak. Një tjetër është se mund të çojë në një rritje të oksidit nitrik, i cili relakson enët e gjakut, duke lejuar që më shumë gjak të rrjedhë në indin penil.

Profesor Raj Persad, një konsulent urolog në Bristol Urology, e përshkroi studimin si “një bazë për kërkime të ardhshme”.

Ai tha: “Në diabet dhe sëmundje të tjera, furnizimi me gjak në indet delikate mund të dëmtohet, duke reduktuar furnizimin me oksigjen. Kjo mund të përmirësohet përkohësisht duke marrë thithur oksigjen hiperbarik.”

Ai paralajmëroi se “nuk është një zgjidhje e përhershme” dhe se “shumë oksigjen mund të çojë në helmim me oksigjen”./Daily Mail/syri