“Kohë të Mira! Drejt Evropës!”, ky është mesazhi i Arben Taravarit, lider i Aleancës për Shqiptarët , parti kjo që është pjesë e Qeverisë informon Tetovasot.
Kreu i Aleancën këto komente i ka bërë pas takimit që ai zhvilloi sot me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Kosovës Albin Kurti në suaza të Samitit të BE-së që po mbahet në Shkup transmeton Tetovasot.
Ndryshe Aleanca për Shqiptarët pritet brenda kohës që të vendos për disa nga variantet se si ky subjekt do garojë në zgjedhjet e përbashkëta Parlamentare dhe ato Presidenciale . . Njëri opsion është që ata të shkojnë së bashku me BDI-në, ndërsa opsioni tjetër është t’i bashkëngjiten LEN-it. Por mbetet edhe opcioni i tretë që ata të dalin vetëm në zgjedhje.TS