Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi takim me presidentin e Republikës së Armenisë, Vahan Haçaturjan, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin ekonomik botëror në Davos.
Në takim, siç kumtoi Kabineti i Pendarovski, është biseduar për bashkëpunimin dypalësh ndërmjet dy vendeve dhe zhvillimin e dialogut politik në nivel të lartë.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet aktuale në rajonin më të gjerë.