Superliga gjatë vitit 2023

Për herë të dytë rresht, Ballkani u shpall kampion i Superligës në futboll. Suharekasit luftuan deri në fund me Dritën për epitetin e kampionit, por në fund për tre pikë ata arritën ta rrëmbejnë kurorën e më të mirit.

Me 73 pikë, prej tyre 20 fitore, 13 barazime e 3 humbje, ekipi nga Suhareka ishte lider, duke lënë prapa Dritën me 70 pikë, 20 fitore, 10 barazime e gjashtë humbje.

Në pozitën e tretë përfundoi ekipi tjetër nga Anamorava, Gjilani me 54 pikë, ndërsa i katërti ishte Dukagjini me 50 sosh.

Në kualifikueset e Ligës së Kampionëve shkoi Ballkani, të Ligës së Konferencës Drita e Gjilani, duke iu bashkangjitur edhe Dukagjini për herë të parë në histori të tyre.
Prishtina si fituese e Kupës nuk arriti të paraqitet në Evropë, pasi nuk u licencua nga FFK-ja për pjesëmarrje në garat evropiane dhe vendin e saj e zuri Dukagjini.

Nga Superliga për herë të parë ra në ligën e parë Drenica, asaj iu bashkëngjitën edhe Trepça’89 dhe Ferizaj që nuk e kaloi barazhin. Në Superligë hynë Feronikeli 74, Liria dhe Fushë Kosova.

E sa i përket këtij edicioni, kampion vjeshtor është shpallur Ballkani, duke lënë prapa Dritën e Llapin me pikë të barabarta, nga gjashtë më pak se ekipi “portokalli”.

Mjaft mirë është duke i ecur Malishevës, e cila përfundoi e katërta, derisa Liria po kalon nëpër situatë tejet të keqe. Përpos rezultateve, që është e fundit, po ka probleme të brendshme.

Këtë stinor, vështirësi ka pasur edhe Gjilani, që mbeti ka njeriun kryesor, Florim Zuka. Gjilanasit nuk dihej a do të paraqiteshin në gara, por më pas ndryshoi situata për të mirë me ardhjen e drejtuesve të rinj.