Erik ten Haag nuk i ndahen shqetësimet te Manchester United, problemi i ri është Marcus Rashford.
Një nga lojtarët më të paguar të skuadrës shkaktoi skandal javën e kaluar pasi shkoi në një festë në Belfast.
Atje u mbyt në tekila për 12 orë dhe më pas, sipas raportimeve të tabloidit “The Sun”, ai mbërriti në akomodim në tre të mëngjesit dhe ishte nën efektin e alkoolit.
Pastaj në mëngjes Rashford thirri Erik ten Haag dhe i tha se ishte i sëmurë dhe se do të humbiste stërvitjen për shkak të kësaj.