Si “Njeriu i vitit 2023” e meriton Albin Kurti


Nga Skënder Kapiti

Nëse do të ishte organzuar një sondazh se kush është njeriu i Vitit 2023 në Shqipëri e Kosovë, dhe nëse si pyetsor do të ishin këto kritere të më mëposhtme si: patriotizmi, ndëshmëria dhe pastërtia morale dhe pakorruptueshmëria; përgjegjshmëria,llogaridhënia e transparenca para publikut e kombit; sinqeriteti, interesi dhe cështja shqiptare parësore, pra mbi të gjitha interesi kombëtar; maturia, mëncuria dhe aftësia intelektuale, politike, diplomatike dhe qeverisëse, dhe duke u nisur nga konsiderata të tilla dhe nga paanshmëria si dhe i cliruar nga interesi personal dhe nga subjektivizmi vlerësoj që njeriu i vitit 2023 si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë meriton të ishte Albin Kurti. Dhe kundër kësaj do të kishin qenë politika dhe politikanët deshtakë, hipokritë , egoist dhe ata të sëmurë nga kompleksi i inferioritetit, do ishin kundër korrupsioni politik, oligarkik, mediatik dhe intelektual.