Ndërron jetë Gigi Riva. Një ndër sulmuesit italianë më të mirë në histori, ka mbyllur përfundimisht sytë moshën 79-vjeçare.
Riva shkëlqeu me Cagliarin, skuadër me të cilën luajti për 13 sezone (1963-1976), duke fituar titullin kampion në vitin 1970. E para dhe e vetmja herë kur sardët fituan Serie A.
Gjatë viteve të mrekullueshme në ishull, ai shënoi 164 gola në 315 ndeshje të zhvilluara me Cagliarin e tij të dashur.
Riva veshi 42 herë fanellën e kombëtares italiane, teksa gjeti rrugën e rrjetës në 35 raste. Duke vijuar të mbetet golashënuesi më i mirë i të kaltërve. Me kombëtaren italiane fitoi Europianin në vitin 1968.
Ish-goleadori fantastik, një legjendë e futbollit italian dhe simbol i Cagliarit, nuk ia doli t’i kalonte problemet në zemër.
Riva shënoi një nga golat e Italisë në fitoren 4-3 përballë Gjermanisë Perëndimorë në gjysmëfinalet e Botërorit Meksikë 1970, e cilësuar si ndeshja e shekullit.