Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus e ka cilësuar situatën në Gaza si “djallëzore”, duke u emocionuar teksa fliste.
Ai është shprehur se sipas tij, lufta nuk sjell zgjidhje, por vetëm urrejtje, shkruan Sky News, transmeton kk.
“Unë jam një besimtar i vërtetë për shkak të përvojës sime që lufta nuk sjell zgjidhje, përveç më shumë luftë, më shumë urrejtje, më shumë agoni, më shumë shkatërrim. Pra, le të zgjedhim paqen dhe ta zgjidhim këtë çështje politikisht”, është shprehur ai.