SHBA dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme të përbashkëta ndaj objektivave ushtarake Houthi në Jemen për herë të dytë, sipas zyrtarëve amerikanë, raporton Sky Neës. Sulmet kishin në shënjestër vendet e raketave Houthi.
Në fillim të këtij muaji, forcat britanike dhe amerikane bombarduan më shumë se një duzinë vendesh të përdorura nga milicia e mbështetur nga Irani në shenjë hakmarrje pas sulmeve ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq.
Pas sulmeve të para që përfshinin forcat britanike, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se “u kushtua kujdes i veçantë për të minimizuar çdo rrezik për civilët”.
Lord Cameron, sekretari i jashtëm, ka thënë se veprimet e Houthis ishin “sulme efektive terroriste” , duke shtuar: “Nëse nuk veproni kundër Houthis në Detin e Kuq, do të shihni më shumë sulme”