Salt Bae nxjerr në pah kartëmonedha prej 100,000 dollarësh, tërheq kritika: “Ju mund të ushqeni të gjithë Rripin e Gazës…”

Fatura është nga restoranti i tij në Dubai, dhe të ftuarit hëngrën karpacio viçi, biftekë të artë, bakllava të arta, pinin martini pornist, etj.

Paratë vijnë, paratë shkojnë”, ka shkruar Nusret në mbishkrimin e këtij postimi.

Shumë prej përdoruesve të Instagramit e kritikuan në komente shefin e famshëm të kuzhinës pasi mendojnë se ajo që po bën nuk është e nevojshme.

“Me ato para mund të ushqeni të gjithë Rripin e Gazës për një muaj”, “Restoranti më i mbivlerësuar”, “Kujtoni se nga keni ardhur. Nuk duhet të mburresh kaq shumë”, “Shpresoj që të paktën një herë t’i jepni paratë për qëllime humanitare”, ishin disa nga reagimet.

Siç dihet, në fillim të këtij muaji, Nusret ka publikuar një foto ku shihet duke u falur, ndërsa ndjekësit e thërrasin për mospërkrahje të popullit të Palestinës.