Rusia i konsideron ‘të paligjshme’ sulmet e SHBA-së e Britanisë kundër rebelëve Houthi

Një zëdhënës i Kremlinit tha se Rusia i dënon sulmet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Jemen.

“Nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare, ato janë të paligjshme”, thotë Dmitry Peskov.

Peskov thotë gjithashtu se Kremlini i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur grupit Houthi që të ndërpresin sulmet ndaj anijeve.

Rusia, e cila është kritikuar për atë që Perëndimi thotë se është një luftë e paligjshme në Ukrainë, thotë se sulmi ndaj Jemenit ndodhi pa asnjë mandat nga Kombet e Bashkuara dhe ishte një “aventurë” e paligjshme nga SHBA dhe aleatët e saj, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.

Kremlini po kërkon gjithashtu një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten.

Rusia është një aleat i ngushtë i Iranit, i cili armatos, stërvit dhe mbështet Houthit.

Rusia dhe Kina abstenuan të mërkurën nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila u kërkonte Houthit të ndalonin menjëherë sulmet e tyre ndaj anijeve dhe vuri në dukje të drejtën e shteteve anëtare të OKB-së për të “mbrojtur anijet e tyre nga sulmi”.