Të paktën 70 viktima në rrëzimin e avionit rus me ushtarë ukrainas. Një aeroplan transporti ushtarak rus është rrëzuar në rajonin jugor të Belgorodit në kufi me Ukrainën. Të gjithë pasagjerët në avion, 65 të burgosur lufte ukrainas, 6 pjesëtar të ekuipazhit dhe 3 persona që i shoqëronin mbetën të vdekur, sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes. Zëdhënësi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës i tha Radio Lirisë se sot përgatitej një shkëmbim i të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës. Autoritetet ende po hetojnë shkakun e përplasjes. Nga ana e saj, Rusia akuzon Ukrainën për rrëzimin e avionit ushtarak. Ministria e Mbrojtjes në Rusi thotë se radari i tyre zbuloi lëshimin e dy raketave ukrainase. Megjithatë, ende nuk ka asnjë provë mbi deklaratat e funksionarëve rus.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Arrestohet 80-vjeçari që voziste në drejtim të kundërt në autostradën Tetovë–Shkup
- Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj: Universiteti i Tetovës lindi nga vendimi i guximshëm historik
- Valbon Limani i dhuron “Çelësin e qytetit” presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj
- Bastisje në Kavadar, gjendet drogë, privohet nga liria një person
- Plas keq sherri në familje në Fier! Xhaxhai plagos me thikë nipin e tij
- Propozim-ligji për arsimin sipëror dhe pesha e shkencave filologjike
- Aksion i policisë në Gostivar dhe Tetovë: Konfiskohen dy makina, vozitësit thyen ndalesat ligjore
- Masakrat në Likoshan dhe Qirez, Haradinaj: Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë që po vinte
- Kasami pret Presidentin Begaj në Tetovë: Vizitë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit
- Nikolla Dimitrov thotë se anëtarësimi pa të drejtë vote është më e mirë