Rrëfimi i rrallë i aktorit Edmond Halili

    

Në një intervistë televizive, aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Edmond Halili, ka bërë një rrëfim sa i përket karrierës së tij në skenë.

Në 50 vitet e tij në skenë, aktori i humorit spikati për interpretimet krah emrave të mëdhenj të humorit si; Tano Banushi, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Gëzim Kruja, Zef Deda etj.

Kësaj here, artisti erdhi në një intervistë ndryshe, ku ndau me publikun raportin që ka me dy djemtë e tij dhe bashkëshorten.

 “Ne jemi si familje humoristësh, unë kam dy djem, kam dhe një grua me letra domethënë. Jam penduar për djalin e madh që nuk e bëra aktor se duke parë që aktori nuk ka ndonjë fitim të madh këtu.

Jam baba i jashtëzakonshëm dhe shtëpiak i tmerrshëm edhe pse s’ma beson asnjë këtë. Në lagje madje kur më shohin më thonë, si nuk vajte njëherë me duar bosh në shtëpi.

Gruan e kam nga Fieri, në fillim nuk kuptoheshim për shkak të dialektit. Unë dhe ajo jemi njohur në një dasëm ku ishim të ftuar”,- kështu shprehet aktori.