Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të martën se Ukraina mund të pësojë një “goditje të pariparueshme” nëse modeli i luftës vazhdon dhe Rusia nuk do të detyrohet kurrë të braktisë fitimet që i ka arritur.
Putin i bëri komentet e tij televizive një ditë pasi Zvicra ra dakord të organizonte një samit global me kërkesë të presidentit ukrainas ,Volodymyr Zelensky.
Putin hodhi poshtë “të ashtuquajturat formula paqeje” që po diskutoheshin në Perëndim dhe Ukrainë dhe kërkesat në këtë samit ai i quajti si të ndalura.
“Epo, nëse ata nuk duan (të negociojnë), atëherë mos!”, tha ai.
“Tani është mjaft e qartë, jo vetëm kundërofensiva (e Ukrainës) dështoi, por iniciativa është plotësisht në duart e forcave të armatosura ruse. Nëse kjo vazhdon, shtetësia ukrainase mund të pësojë një goditje të pariparueshme, shumë serioze”, tha Putin.
Deklaratat e Putinit për rrjedhën e luftës janë bërë gjithnjë e më të sigurta dhe agresive gjatë muajve të fundit, me dështimin e kundërofensivës të Ukrainës për të dhënë ndonjë përfitim thelbësor kundër forcave rusem, shkruan Reuters, transmeton kk.