Pse te ne gjërat apo dhe fenomenet shoqërore nuk emërohen me emra të realtë dhe konkret?


Ejup Berisha

Ne përditshmëri në shtet dhe në shoqëri duhet të sçarohen disa gjëra dhe fenomene të cilat ndodhin dhe zhvillohen,
apo të njëjtat duhet të emërohen me emra konkret e real me qëllim që mos të krijohen keqkuptime apo dhe lajthitje për to. Pra rreth tyre patjetër duhet të thuhet realiteti ashtu siç zhvillohen dhe janë konkretisht të njëjtat dhe të sçarohen pasojat të cilat vijnë si rezultat i proceseve që zhvillohen në shtet dhe në shoqëri.Kështu nëse një individ ndodhet në politikë dhe nuk bën asnjë punë apo dhe veprim të mirë atëher ai apo ajo nuk janë politikan të mirë por janë politikan të këqij. Njerezit që janë në politike e te cilët tërë kohës vjedhin këta nuk jane politikan te sinçerte por të njëjtët janë vjedhës, hajna- hajdut apo dhe pëtvetësues të paligjëshëm të pronës dhe të pasurive shtetërore dhe shoqërore, nëse ata që ndodhen në politikë asnjëher nuk e thonë realitetin apo tërë kohës vetëmse gënjejnë këta nuk janë politikan të drejtë por janë gënjeshtar, nëse politikanët tërë kohës bëjnë intriga dhe manipulime këta atëher janë manipulatorë dhe intrigantë e jo politikanë, nëse politikanët tërë kohës bëjnë keq apo nuk e bëjnë asnjë veprim apo dhe punë të mirë atëher këta janë keqbërës e jo politikan, nëse politikanët i keqtrajtojnë apo dhe i rrahin qytetarët atëher ata janë keqtrajtues dhe rrahës e jo politikan dhe nëse politikanët vrasin apo dhe marrin jetë njerëzish atëher këta janë vrasës e jo politikan.Sot të gjitha këto veprime të këqija dhe të shëmtuara i bëjnë politikanët apo të njëjtat janë të pranishme në ambientin politik.Të njëjtat gjera i kemi edhe ne në skenën politike te vendit tonë. Edhe neve pra këtu nuk na mungojne politikan të Këqij, gënjeshtarë manipulues, intrigues, politikan të pasinçertë, të padrejtë, keqbërës, rrahës dhe vrasës. Dhe ne të gjithë sot duhet të shqetësohemi dhe të pyesim se pse nuk ndodhë e kundërta në periudhën që supozohet se do të lulzoj Demokracia dhe ku hapsirë më e madhe duhej ti jepej lirisë dhe barazisë së individëve. Apo në periudhën kur shteti ynë RMV është kandidat për tu antarsuar në familjen e madhe të Bashkimit Europjan atje ku lulzojnë Demokracia, liria,barazia, mosdiskriminim, shteti ligjor apo rregulli dhe rendi.