Këshilli Mbikëqyrës i M-NAV-it pranoi propozimin e Qeverisë për emërimin e Hekuran Asanit dhe Milan Koraqit për drejtorë të kësaj kompanie, në vend të drejtorëve të deritanishëm Fahrudin Hamidi dhe Ljube Stamenkovski. Të hënën pritet të mblidhet Këshilli edhe një herë për t’i nënshkruar procesverbalet e seancës së mbajtur, pas çka vendimi bashkë me të gjithë dokumentacionin do t’i dërgohet Regjistrit Qendror, i cili duhet t’i regjistrojë Asanin dhe Koraqin si drejtorë të rinj. Të gjitha procedurat pritet të përfundojnë javën e ardhshme. Shkarkimi i drejtorëve aktualë pason pas hyrjes së dhunshme në M-NAV më 4 janar. Nga Prokuroria dje bënë me dije se janë arrestuar edhe tre të tjerë nga gjithsej 8 persona të dyshuar për incidentin në M-NAV.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Komuna e Çairit: Për çdo rast të shkaktuar nga stuhia, kontaktoni 112
- Mërgimtarë, kujdes në rrugë! Sistem “Safe City” në Maqedoni kap edhe makinat me targa të huaja
- Aeroporti i Shkupit: Udhëtarët s’kanë nevojë t’i nxjerrin nga çanta laptopët, tabletët dhe telefonat
- Situatë alarmante në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, përmbytet reparti i radioterapisë, fiken aparaturat
- Qeveria e Shqipërisë i jep “Osmanit”, aktorit turk, 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike
- Nesër dhe pasnesër shi e bubullima
- Ministri Toshkovski: Edhe gjatë verës pritjet në kufi nuk do të kalojnë një orë
- Mickoski: Nuk do të jem kandidat për president në zgjedhjet e vitit 2029, do iu kthehem studentëve
- Shi i rrëmbyeshëm godet Shkupin, stuhia freskon kryeqytetin pas vapës përvëluese
- Avokati i Thaçit e vë në dyshim drejtësinë në Hagë: Specialja sapo miratoi një apel tjetër të Prokurorisë, tonat janë refuzuar