FIFA zgjodhi sonte më të mirët e vitit 2023, në një gala mbrëmje të mbajtur në Londër.
Lionel Messi e fitoi sërish çmimin kryesor, duke u shpallur “Lojtari më i mirë” edhe për vitin që lamë pas.
Ylli argjentinas ishte pjesë edhe e formacionit më të mirë të vitit 2023.
Vend në formacion, e as çmim sonte nuk kishte për Cristiano Ronaldon.
Gjithsesi, ylli portugez mori vëmendje përmes rrjeteve sociale, duke bërë një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, pak pasi Messi u shpall më i miri nga FIFA.
“Rikthim për më shumë”, shkroi Ronaldo krahas një fotografie të shkrepur gjatë stërvitjeve me skuadrën e tij, Al-Nassr.