Dje (23-janar) nga ora 10:00 deri në orën 15:00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer një kontroll aksion në komunikacion për parakalim, në të cilin janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 34 kundërvajtje (TE-19 dhe GV-15) informonTetovasot. Numri më i madh i shkeljeve kishin të bëjnë lidhur me parakalimin e paligjshëm, parakalimet në kolonë dhe në vende të ndaluara. Shoferëve kundërvajtës u janë shqiptuar parashtresat e parapara me ligj me gjoba në të holla prej 45 deri në 300 euro në kundërvlerë në denarë. Disa prej tyre, në varësi të vendit dhe mënyrës së parakalimit, do t’u hiqet përkohësisht leja e drejtimit nga tre muaj deri në një vit. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 4 lloje të kundërvajtjeve të tjera në komunikacion (TE-2 dhe GV-2), SPB-Tetovë apelon që drejtuesit e mjeteve të mos bëjnë parakalime në vende të kundërligjshme dhe të rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Gjithashtu këshillohet që në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit të jenë sa më të kujdesshëm, para së gjithash për shkak të borës në disa vende, si dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Aliu: Kur urrejtja feston krimin
- Takimi i Kryetarit Gashi me Presidentin e Gjeorgjisë, Kavelashvili dhe me Kryeministrin e Gjeorgjisë, Kobahidze: Ekziston angazhimi i përbashkët për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë
- VLEN finalizon emrat e ministrave: Shasivari në Drejtësi, Sulejmani në Kulturë, Ferati për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive
- „Fluturonte“ me 177 km/h në autostradën Tetovë-Gostivar: Arrestohet 47-vjeçari nga Tetova
- E rëndë në Suharekë: 26-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja
- Eurodeputetja Tineke Strik: Shqipëria të luftojë korrupsionin
- Moti i ligë përfshinë Shkupin, Gjorgjievski: Shtabi i krizës dhe ekipet e ndërmarrjeve publike janë në terren
- Komuna e Çairit: Për çdo rast të shkaktuar nga stuhia, kontaktoni 112
- Mërgimtarë, kujdes në rrugë! Sistem “Safe City” në Maqedoni kap edhe makinat me targa të huaja
- Aeroporti i Shkupit: Udhëtarët s’kanë nevojë t’i nxjerrin nga çanta laptopët, tabletët dhe telefonat