Pique: Do t’i rikthehem futbollit

Gerard Pique vendosi të tërhiqej nga futbolli diçka më shumë se një vit më parë teksa në nëntor të vitit 2022, “vari këpucët në gozhdë” duke u “pensionuar” me fanellën e Barcelonës.

Por, ky vit ka nisur me një tjetër ide nga ish-mbrojtësi i cili papritur nëpërmjet rrjeteve sociale njoftoi se do të rikthehet në botën e futbollit edhe pse këtë herë jo më si futbollist, por në rolin e trajnerit.

“Është një vit i ri dhe pasi kam marrë kohën e duhur dhe jam menduar, vendosa që të rikthehem në botën e futbollit. Më mungon shumë kontakti i përditshëm me futbollin. Sigurisht që këtë herë nuk do të rikthehem si futbollist, por në rolin e trajnerit. Në ditët e ardhshme do të jap edhe më shumë detaje”, u shpreh Pique.