Petrovska: Formimi i partive të reja politike është veçori e pluralizmit

LSDM do të ofrojë koncept dhe program për zgjedhjet e ardhshme dhe për aktivitetet në qeverinë e ardhshme. Themelimi i cilës do qoftë parti politike në vend bazuar në vlera demokratike është për t’u përshëndetur, ndërkaq që kjo është edhe veçori e pluralizmit, vlerëson ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, e cila është edhe anëtare e KQ të LSDM-së në pushtet.

“Çdo themelim i cilës do parti politike në RMV, bazat e së cilës për formim shteren nga vlerat demokratike, atë që e ndajmë të gjithë ne së bashku është për t’u përshëndetur, flas për të gjitha partitë politike. Formimi i disa partive politike është n[ë të vërtetë veçori e pluralizmit. Në pikëpamje të asaj nëse LSDM druan nga ikja e votave nga cila do parti politike mendoj se në periudhën që paraprin, posaçërisht në fushatën zgjedhore edhe për zgjedhjet presidenciale edhe për zgjedhjet parlamentare kemi mjaft hapësirë të kumtojmë dhe edhe njëherë të përkujtojmë se çka është bërë deri më tani, ajo që është interesante, ajo që është me rëndësi për qytetarët. Megjithatë, gjithashtu, akoma më me rëndëssi është të ofrojmë koncept, të ofrojmë program për atë se si do të dalim edhe në zgjedhje, si dhe çka do të bëjmë edhe në qeverinë e ardhshme”, tha Petrovska në pyetjen e gazetarëve nëse LSDM druan hga humbja e votave pas paralajmërimit nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska menjëherë pas prezantimit për kryetare të re të Atmernativës së Re, për shkëputje nga koalicioni i LSDM-së.

E pyetur për të komentuar praninë e sekretarit të përgjithshëm të LSDM-ës, Mile Zeçeviq në konventën partiake të Alternativës së Re në të cilën u promovua Arsovska kryetare e re e partisë, Petrovska tha se ajo është pjeë e kulturës politike.

“Ai është vendim i partisë dhe partia nëse ka marrë ftesë, mendoj se cili do përfaqësues i partisë duhet të denjojë formimin e partisë politike, nëse parimet e formimit të asaj partie, kuptohet, janë demokratike dhe atë që ne të gjithë e ndajmë – vlerat evropiane për shtetin, përparimin e shtteit. Dhe ajo prezencë në themelimin e partisë nuk do të thotë për nga definicioni se menjëherë do të bëhet koalicion apo se do të ketë ndonjë bashkëpunim. Thjeshtë, ajo është pjesë e kulturës politike”, tha Petrovska para pjesëmarrjes në tribunën e Lidhjes së luftëtarëve me rastin e 80 viteve të çlirimit të qyteteve – shtetit, ku merr pjesë së bashku me ministren e Punës dhe Politkës Sociale, Jovanka Trenpevska dhe të Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.