Pesë të vrarë në sulmet ndaj Houthit, grupi paralajmëron hakmarrje

Houthi ka thënë se sulmet kundër lëvizjes nga ShBA dhe Britania nuk do të shkojnë pa “ndëshkim apo hakmarrje”.

Zëdhënësi ushtarak i grupit tha se sulmet vranë pesë luftëtarë dhe u plagosën gjashtë të tjerë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Më herët, Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, tha se sulmet ishin një përgjigje proporcionale dhe se qeveria ishte e vetëdijshme për nevojën për të shmangur përshkallëzimin në rajon.