Olta Gixhari shkëlqen me barkun e rrumbullakosur

Protagonistja e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ka publikuar disa fotografi, ku duket mahnitëse me barkun e saj të rrumbullakosur.

Muajin e kaluar, Olta Gixhari konfirmoi ekskluzivisht për “Dancing with the Stars” lajmin se ishte në një pritje të ëmbël.

“Jam në pritje të ëmbël. Është folur shumë për këtë, por ku ka më mirë sesa tani dhe sot ta thuash këtë dhe të kesh një kujtim të bukur”, tha Olta Gixhari në finalen e madhe programit më popullor të kërcimit.

Ditën e sotme, protagonistja e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ka publikuar disa fotografi, ku duket mahnitëse me barkun e saj të rrumbullakosur.

E veshur me një fustan të gjatë, ngjyrë të zezë dhe me flokët e kapura, Olta nuk ka zhgënjyer aspak me paraqitjen e saj të fundit.

“Unë me 8 kg më shumë“, ka shkruar Olta bashkangjitur postimit të saj, i cili ka marrë mbi 15 mijë klikime, në vetëm pak orë.

Ndërkohë komentuesit e kanë komplimentuar për paraqitjen e saj dhe madje kanë theksuar se këto 8kg e kanë bërë atë akoma më të bukur.