Në Takimin Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2024 (WEF) , kryeministri kinez Li Qiang në fjalën e tij ndër të tjera tha se multilateralizmi i vërtetë duhet të ndërtohet mbi normat bazë që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare bazuar në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së. Kina as nuk largohet nga marrëveshjet, as nuk tërhiqet nga organizatat,as nuk kërkon nga vendet e tjera të zgjedhin anë dhe ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e multilateralizmit.
Tema e takimit të këtij viti, “Rindërtimi i besimit”, është në përshtatje me shqetësimet e njerëzve, tha Li ndërsa mbajti një fjalim të veçantë në forumin e organizuar nga Klaus Schwab, themeluesi dhe drejtor ekzekutiv i WEF.
Besimi vjen nga aspirata jonë e përbashkët për një të ardhme më të mirë për njerëzimin dhe nga vullneti ynë i përbashkët për të punuar së bashku për të, tha Li.
Të gjitha palët duhet të hedhin poshtë paragjykimet, të kapërcejnë ndarjet, të trajtojnë njëra-tjetrën me sinqeritet, të ecin në të njëjtin drejtim dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur mungesën e besimit, tha kryeministri kinez.
Li bëri një propozim prej pesë pikash për rindërtimin e besimit, forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike globale, e para prej të cilave është forcimi i koordinimit të politikave makroekonomike ,ruajtja e vendosur e sistemit tregtar shumëpalësh dhe ndërtimi i sinergjisë më të madhe për rritjen ekonomike botërore.
Gjatë viteve të fundit,Kina ka qenë një motor i rëndësishën i zhvillimit global dhe tani po avancon modernizimin kinez në të gjitha frontet përmes zhvillimit me cilësi të lartë, tha Li.
Kina ka krijuar baza të shëndosha dhe të qëndrueshmepër sa i përket sektorit industrial, faktorëve të prodhimit dhe kapacitetit të inovacionit, tha ai, duke shtuar se tendenca e saj e përgjithshme e rritjes afatgjatë nuk do të ndryshojë dhe do të japë një shtysë të vazhdueshme dhe tl fortë për zhvillimin e botës, shkruan CMG
Pas fjalimit, Li iu përgjigj pyetjeve nga Schwab mbi tema që përfshijnë qeverisjen e Inteligjencës Artificiale(AI) dhe sistemin shumëpalësh. Ai theksoi se ne duhet të jemi të përqendruar te njerëzit, me zhvillim gjithëpërfshirës dhe të sjellim përfitime për të gjithë, ta orientojmë teknologjinë AI t’i shërbejë përparimit të qytetërimit njerëzor.