Momente “terrori” në avionin e Alaska Airlines (VIDEO)

SHKEPUTET DERA E DALJES SE EMERGJENCES GJATE FLUTURIMIT, BOEING 737-9 MAX BEN ULJE EMERGJENTE

Pasagjerët në një avion të linjës ajërore Alaska Airlines përjetuan momente terrori kur një dritare u shkëput pak para ngritjes së avionit.

Avioni ishte nisur nga Aeroporti Portland për në Ontario, Kaliforni me 177 persona në bord kur u detyrua të bënte një ulje emergjente.

Pamjet tronditëse nga brenda avionit i cili ishte i ri dhe iu dorëzua linjës ajrore nëntorin e kaluar tregojnë pasagjerët të cilët janë në panik.

Në një deklaratë për shtyp shefi ekzekutiv I komapnisë Ben Minicucci tha se avioni do të kthehet në funksion vetëm pas inspektimeve të mirëmbajtjes dhe sigurisë, të cilat pritet të përfundojnë gjatë ditëve të ardhshme.

Pas incidentit drejtuesit e kompanisë vendosën të ndalojnë përkohësisht flotën prej 65 avionësh që të fluturojnë ./KlanNews/