Milani është kualifikuar për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë.
Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli eliminoi sonte Cagliarin nga kjo garë.
Ndeshja e zhvilluar në “San Siro” përfundoi me rezultatin 4:1.
Luka Jovic (29′, 42′), Chaka Traore (50′) dhe Rafael Leao (90+1′) realizuan golat e fitores për “Rossonerët”.
Golin e vetëm për Cagliarin e shënoi Paulo Azzi (88′).
Milani në çerekfinale do të takohet me fituesin nga ndeshja Atalanta – Sassuolo, që do të zhvillohet nesër mbrëma.