AC Milan ka gabuar në Serie A.
Kuqezinjtë barazuan 2:2 me Bolognan në shtëpi, në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit italian.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 29-të nëpërmjet Zirkzee.
Loftus-Cheek barazoi shifrat në minutën e 50-të e më pas edhe e kaloi Milanin në epërsi në minutën e 83-të.
Krejt në fund, Orsolini shënoi nga penalltia për të barazuar ndeshjen.
Me këtë barazim, Milan mbetet në vendin e tretë me 46 pikë, shtatë më pak se Juventus.
Në anën tjetër, Bologna mbetet e shtata me 33 pikë gjithsej.