Middlesbrough e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Chelseat, në kuadër të Carabao Cup.
Vendësit arritën fitore me rezultatin minimal 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores e realizoi Hackney në minutën e 37-të.
Vlen të ceket se Armando Broja e nisi ndeshjen nga stoli, derisa u inkuadrua në lojën në minutën e 63-të kur zëvendësoi Enzon.
Kështu, Middlesbrough shkon në ‘’Stamford Brigde’’ me epërsi 1:0 nga ndeshja e parë.
Nesër luhet gjysmëfinalja e dytë mes Liverpoolit e Fulhamit.