Mediumi gjerman shkruan për gjelin kosovar që këndon 70 sekonda pa ndalë (VIDEO)

Një gjel nga Kosova është bërë sensacion në mediat ndërkombëtare.

Së fundmi për të ka raportuar edhe media gjermane ZDF.

Ky gjel po cilësohet si i ‘pazakontë’ dhe po vlerësohet për një karakteristikë.

Ai mund të këndojë 70 sekonda pa ndalur.

Rreth tij ka folur edhe pronari Bajram Ilazi, i cili tha se ky lloj i gjelit është njësoj sikur shqiptarët.

“Të vendosur dhe kokëfortë. Ai vendim që e marrim ai duhet të mbetet”, tha Ilazi.

Reportazhin e medias gjermane mund ta gjeni KËTU.