Lufta në Gaza, GJND hedh poshtë kërkesën e Izraelit, ja për çfarë bëhet fjalë

Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisëvendosi se nuk do të hedhë poshtë çështjen e gjenocidit me kërkesë të Izraelit.

“Gjykata konsideron se nuk mund të pranojë kërkesën e Izraelit që çështja të hiqet nga lista e përgjithshme,” thotë gjyqtari Joan E. Donoghue.

Donoghue u shpreh se gjykata arrin në përfundimin se ka juridiksion “prima facie” (ose shikim të parë) për këtë çështje, që do të thotë se mund të vazhdojë me shqyrtimin.

Kujtojmë se Afrika e Jugut ka qenë ajo që ka sjellë në GJND çështjen e genocidit në Gaza.