Futbollisti i ri i Shkendijës, Dashmir Elezi, e vazhdon karrierën në Kroaci, konkretisht në skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit. Klubet e Tetovës dhe Zagrebit kanë rënë dakord për transferimin e sulmuesit 19-vjeçar, shuma nuk është bërë e ditur, por si pjesë e transferimit, Shkendija do të marrë 10% të parave gjatë transferimit të radhës të futbollistit.
Elezi ka dalë nga shkolla eShkendisë, dhe për ekipin e parë debutoi në moshën 16-vjeçare dhe është golashënuesi më i ri në historinë e klubit. Ai ka 90 ndeshje dhe 13 gola për ekipin e parë të Shkendisë, me të cilin fitoi titullin në sezonin 2020/21.
Elezi vitin e kaluar bëri një transferim te Torpedo Kutaisi, por me kërkesë të lojtarit për shkak të një tragjedie familjare bashkëpunimi u ndërpre dhe ai u rikthye te Shkendija.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Abdixhiku: Të qëndrosh kundër kësaj qeverie do thotë mbrojtje e shtetit nga tundimi i pushtetit
- Afrim Gashi uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës
- Bedri Hamza: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës, drejtësisë në Hagë dhe e interesit shtetëror
- Sali uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës
- Kurti e heq nga Kultura Hajrulla Çekun, e propozon për Ministër të Arsimit
- Sali uron Kurtin për vazhdimin e detyrës si kryeministër i Kosovës
- Kurti i përmend seancat në Hagë në fillim të fjalës së tij
- Fetai: Urime mikut tim, kryeministrit Kurti për formimin e institucioneve të Kosovës
- Nis seanca e jashtëzakonshme, pritet votimi i Qeverisë Kurti 3
- Ambasadori Meidani “nxjerr në rrenë” Bilall Kasamin