Liverpooli ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Premierligë, për të vazhduar kështu kryesimin si i vetëm në tabelë.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp triumfoi sonte në udhëtim ndaj Bournemouthit, në kuadër të javës së 21-të.
Pjesa e parë në stadiumin “Vitality” nuk dhuroi gola, por “Të Kuqtë” shënuan katër sosh në pjesën e dytë.
Darwin Nunez (49’, 90+3’) dhe Diogo Jota (71’, 80’) realizuan për fitoren e Liverpoolit.
Liverpooli pas kësaj fitore ka 48 pikë dhe prin në tabelë me pesë pikë më shumë se Manchester City, që ka një ndeshje më pak.
Bournemouthi ndodhet në pozitën e 12-të me 25 pikë.