Kumanovari me probleme shëndetësore i denoncuar si i zhdukur, gjendet nga policia

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është gjetur 60-vjeçari nga Kumanova, i cili gjatë ditës së djeshme ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij, është gjetur nga policia gjatë ditës së sotme.

“Sot (08.01.2024) në ora 16.30, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, nëpunësit policorë nga SPB Kumanovë në fshatin “Suv Orah”, Komuna e Nagoriçi i Vjetër, në gjendje të mirë shëndetësore kanë gjetur C.D.(60) nga Kumanova. Për të, dje rreth orës 20:00 bashkëshortja e tij M.D. denoncoi se është larguar nga shtëpia dhe se bëhet fjalë për person me probleme shëndetësore”, thuhet në njoftimin e MPB-së.