Të paktën 13 persona kanë vdekur nga zjarri në një konvikt shkolle në Kinën qendrore, sipas mediave shtetërore kineze.
Zjarri ka rënë rreth orës 23:00. të premten në mbrëmje, në shkollën Yingcai pranë qytetit të Nanyang, provinca Henan, raportoi Xinhua, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet lokale thanë se përveç vdekjeve, një person ishte lënduar dhe po trajtohej në spital.
Zjarrfikësit e shuan zjarrin deri në orën 23:38, njoftuan mediat shtetërore.