Kartelet meksikane eksportuan dhunën brutale në Ekuador, po zgjerohen në Azi, Australi e Afrikë

Dy kartelet kryesore të drogës në Meksikë e kanë marrë me vete rivalitetin e tyre vdekjeprurës prej kohësh, ndërsa zgjerohen në tregje të largëta nga Azia në Australi dhe Afrikë.

Megjithatë kurrë më parë me dhunë kaq intensive të bandave në rrugë që çoi në një deklaratë presidenciale në Ekuador për një “konflikt të armatosur të brendshëm”, javën e shkuar.

Persona të armatosur nga një bandë ekuadoriane që besohet se janë partnerë me Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco të Meksikës, pushtuan një stacion televiziv gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë dhe kërcënuan me armë e eksplozivë. Ndërkohë, një bandë rivale që besohet se mbështetet nga karteli Sinaloa i Meksikës bëri thirrje për paqe në një deklaratë të lëshuar me sa duket nga kryeqyteti meksikan Mexico City.

Pse kartelet meksikane kanë shkuar në Ekuador? Dy janë arsyet kryesore, vendndodhja…dhe bananet.

Ekuadori është tërheqës si një pikë transporti për drogën, sepse vendi i Amerikës së Jugut është i vendosur mes dy prodhuesve kryesorë të kokainës, Kolumbisë dhe Perusë. Ekuadori është rrëmbyer nga varfëria, pandemia Covid-19, një sistem i dobët ligjzbatues dhe korrupsioni, por ka gjithashtu një tregti të madhe aktive dhe legjitime të jashtme.

Anijet lundrojnë drejt porteve në SHBA dhe Evropë me kontejnerë të mëdhenj me banane me Ekuadorin që është eksportuesi kryesor në botë dhe këto ngarkesat janë vende të mira për të fshehur kokainën.