65 kg kanabis sativa të nisura nga Shqipëria janë kapur nga policia në Mal të Zi.
Dy persona ia kanë dorëzuar pakot që i kishin futur në thasë një trafikanti që po i priste me makinë.
Mjeti në fjalë është ndaluar nga policia malazeze dhe brenda tij u gjetën 60 pako të ndryshme, të cilat pas matjes rezultuan rreth 65 kg kanabis sativa. Malazezi 41-vjeçar është arrestuar, ndërsa dyshohet se 2 të tjerët janë shtetas shqiptarë.