Kandidimi për president/ Putin mbledh firmat. Kreu i Kremlinit 2.5 mln mbështetës

Mbi 2 milionë rusë kanë nënshkruar dokumentet në mbështetje të kandidaturës së presidentit Vladimir Putin, për zgjedhjet presidenciale të marsit.

Në bazë të ligjit rus, kandidatët e pavarur duhet të mbledhin të paktën 300 mijë firma nga 40 ose më shumë rajone të Rusisë në mënyrë që të marrin pjesë në garë.

Duke garuar si i kandidat i vetemëruar, Putin ka mbledhur tashmë 2.5 milionë firma, thuajse 1 milion më shumë se në vitin 2018.

Komisioni Elektoral Rus ka aprovuar 3 kandidatë për zgjedhjet, por asnjë prej tyre nuk përbën rrezik për të sfiduar Putin, që dominon politikën ruse që prej vitit 2000.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo