Juventusi vazhdon me fitore, mposht me lehtësi Sassuolon

Juventusi po vazhdon me formën e lartë në Serie A, teksa sonte regjistroi fitoren e katërt radhazi.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri mposhti Sassuolon, në kuadër të javës së 20-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Stadium” përfundoi me fitoren bindëse të vendasve – 3:0.

Dusan Vlahovic (15’, 37’) dhe Federico Chiesa (89’) shënuan golat e fitores për “Zonjën e Vjetër”.

Te mysafirët sonte minuta nuk pati për mesfushorin shqiptar, Nedim Bajrami, i cili ishte në bankën e rezervistëve.

Juventusi pas kësaj fitore ka 49 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me vetëm dy pikë më pak se lideri, Interi.

Sassuolo ndodhet në pozitën e 14-të me 19 pikë të grumbulluara.