Jogurt Republika e Maqedonisë së Veriut


Ejup Berisha

Shteti ynë Republika e Maqedonisë gjatë negociatave disa vjeçare dhe të mundimshme
me Greqinë nën patronatin e Kombeve të Bashkuara për ndryshimin e emrit kushtetues,
nuk u desht ta pranoj emrin e tanishëm Republika e Maqedonisë së Veriut por duheshte të pranohet emri Jogurt Republika e Maqedonisë së Veriut. Ky është emri më i përshtatshëm për të në vend të këtij të cilin e mban tani e disa vite ky shteti ynë. Nuk e kamë fjalën për Jogurtin e freskët që ua freskon dhe ua knaqë shpirtin në çdo çast dhe është i shëndetshëm kur e konsumojnë njerëzit
por po flas për atë jogurtin që ka qëndruar disa vite në ndonjë enë të mbyllur dhe i cili kur të hapet pas aq kohe të gjatë i njëjti kundërmon aromë tepër të keqe dhe të padurueshme që të krijon përshtypje
sikurse të ishte produkt shpërthimi i ndonjë bombe të rrezikshme biologjike, kjo pra është tregues se ai është prishur tejmase se po të ishte vetëmse i tharbur Jogurti nuk është edhe aq shumë i rrezikshëm për shëndetin e askujt. Kështu si në variantin e Jogurtit që u përmend më sipër është shëndrruar shteti ynë Republika e Maqedonisë së Veriut të cilit po i vie aromë e Jogurtit të prishur i cili përveç organizmit e prishë edhe ambientin jetësor të njerëzve. Kjo si pasojë e shijes tepër të keqe dhe shumë të tharbur. Ky produkt qumështi kështu i prishur është
i mbushur me plot bakterje të rrezikshme dhe helmuese. A e vëreni se sa rrezik kohëve të fundit është
të jetosh në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si rezultat i jokushtetueshmërisë dhe joligjshmërisë në veprimet dhe sjelljet e njerëzve me pushtet dhe me ndikim politik por dhe ndikim financiar në shtet. Këta po mendojnë se shteti është i tyre dhe mund të bëjnë si të donë dhe çfar të donë në të. Këta në fakt kështu edhe po veprojnë duke Mo’s respektuar asnjë dispozitë,
rregull apo dhe standard të sjelljes. Pra po të kisha qenë unë pjesë e ekipeve negociatore për zgjidhjen e kontestit me emrin Greqi-Maqedoni vetë do të propozoja që shteti ynë të quhej Jogurt Republika e jo Republika e Maqedonisë së Veriut. Ka kohë që në të kundërmon aromë shumë e keqe Jogurti të prishur që qytetarëve ua lëviz jo vetëm zorrët por të njëjtëve ju bën problem edhe gjatë frymëmarrjes. Produktet e qumështit siç është edhe vet Jogurti kur janë të freskëta janë shumë të shijshme dhe të shëndetshme por kur janë të prishura këto janë shumë të rrezikshme jo vetëm për shëndetin e qytetarëve por edhe për ambientin jetësor. Aromë e keqe e Jogurtit të prishur sot po kundërmon gjithkah në këtë shtet dhe atë në çdo sferë të jetës shtetërore dhe shoqërore duke filluar nga Kuvendi i Republikës e
deri te njësitë e vetadministrimit lokal. Aromë jogurti të prishur del edhe nga gojët e politikanëve vendor për shkak të fjalorit
të papërshtatshëm dhe të papranueshëm i cili po përdoret nga vet ata gjatë komunikimit të tyre politik. Ky fjalor
është përplot sharje, ofendime, gënjeshtra dhe banalitete. Këto krijojnë jo vetëm zhgënjim por edhe trishtim saqë kur i dëgjon politikanët duke folur në ato mënyra dhe me atë stil të pashembulltë të turbullohet jo vetëm koka por edhe stomaku.
Ky komunikim u politikanëve është prezent jo vetëm gjatë komunikimit mes politikanëve por edhe gjatë komunikimit të tyre me qytetarët.
Aromë e rëndë po kundërmon edhe nga krimi dhe korrupcioni i lartë të cilat janë me boll-llëk në vendin tonë. Këto dukuri negative ska kush i lufton këtu te ne sepse politikanët ska kush i detyron të mos merren me krim dhe me korrupcion ndërsa qytetarët janë të pafuqishëm të bëjnë ndonjë ndryshim cilsor në politikë si rezultat i zgjedhjeve politike që organizohen dhe zhvillohen periodikisht çdo katër vite. Prandaj këta janë të detyruar që të zgjedhin politikan të kriminalizuar dhe të korruptuar tej mase në vend që të bëjnë ndonjë zgjedhje më cilësore dhe më të besueshme kadrovike. Aromë e keqe jogurti po kundërmon edhe nga selitë e Partive kryesore politike. Këto këtë e shkaktojnë dhe e nxisin
me zënka, me të bërtitura, me të shara me manipulime she me intriga që kanë ndodhur dhe ndodhin shpesh në jetën e përditshme këtu te ne në ambientin politik të vendit tonë. Prandaj duhet bërë përpjekje që diçka të ndryshon në aspekt pozitiv në këtë ambient politik.Aroma e Jogurtit të tharbur dhe të prishur duhet të lahet, pastrohet dhe të fshihet kjo është dëshmi se diçka pas një kohe të gjatë detyrimishtë po ndryshon për të mirë në këtë shtet me status quo. Kështuqë Republika e Maqedonisë së Veriut nga Jogurt Republikë me aromë të keqe tejet të tharbur dhe të padurueshme të shëndrrohet në
Jogurt Republikë me shije të freskët dhe të shijshme dhe pëlqyeshme. Pasojat nga jogurti i prishur pas konsumimit të tij mund të jenë irritimi i zorrëve, vjellja dhe barkqitja. Politikan të nderuar na kurseni ju lutem nga këto gjëra të këqija.