Ja si është jeta brenda vendit më të ftohtë në botë në -50°C (VIDEO)

Në Yakutsk, qyteti më i ftohtë në botë, temperatura aktuale është -45, ndërsa temperatura mesatare për janarin është -50°C, dhe temperatura më e ulët e matur ndonjëherë në këtë qytet rus është -71 gradë (më saktë, në fshati Oymyakon, i cili konsiderohet vendi më i ftohtë në Tokë).

– Advertisements –

Banorët e këtij qyteti po marrin masa shtesë për t’u mbrojtur. Ajri është aq i ftohtë sa mpi lëkurën e ekspozuar, duke e bërë ngrirjen një rrezik të vazhdueshëm.

Për t’u mbrojtur nga temperaturat jashtëzakonisht të ulëta, banorët e Yakutskut kanë shtëpi të izoluara mirë, të pajisura me sisteme speciale ngrohjeje dhe veshjet që mbrojnë nga të ftohtit janë bërë pjesë e domosdoshme e jetës së tyre.

Ata shpesh kanë dyer të trefishta daljeje si dhe qilima në shkallët e jashtme, sepse rrugët janë të akullta dhe të rrëshqitshme.

Në fshatin Oymyakon, për shembull, njerëzit jetojnë pa ujëra të zeza sepse tubat ngrijnë, kështu që tualetet janë kryesisht jashtë shtëpisë.Telefonat celularë gjithashtu ngrijnë dhe ata që nuk kanë garazhe me ngrohje nuk i fikin makinat e tyre brenda natës sepse nuk do të mund t’i ndezin në mëngjes.

Yakutsk ka rreth 355.500 banorë, dhe njerëzit janë të angazhuar kryesisht në blegtori dhe peshkim. Vitin e kaluar Reuters pyeti banorët e këtij qyteti se si e përballojnë të ftohtin.

Shumë u përgjigjën se as nuk e ndjejnë se është aq i ftohtë sepse truri i tyre thjesht po përgatitet për të. Temperaturat e ulëta janë normale për ta, thonë ata, sepse janë mësuar prej kohësh.

Në qytetin që ndodhet afërsisht 450 kilometra në jug të Rrethit Arktik, toka është e ftohtë edhe në verë, kur temperaturat mund të rriten deri në 30 gradë ose më shumë. Toka nuk shkrihet kurrë. Por gjëja interesante është se në Yakutsk ka shumë mushkonja sepse shtrihet në lumin Lena.