Interi ka rrëmbyer trofeun e parë për këtë vit, duke triumfuar për herë të tretë radhazi në Superkupën e Italisë.
Në finalen e këtij viti, të zhvilluar në Riyadh të Arabisë Saudite, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi mposhti Napolin 0:1.
Kjo finale u vendos vetëm nga një gol, i shënuar në fundin e saj.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa për napolitanët punët u vështirësuan në minutën e 60-të, kur nga loja u përjashtua Giovanni Simeone pas kartonit të dytë të verdhë.
Derisa ndeshja po shkonte drejt fundit, u shfaq heroi i “Nerazzurrëve”, Lautaro Martinez, i cili shënoi në minutën e parë shtesë – 90+1’.
Vlen të theksohet se te napolitanët për tërë ndeshjen në fushë ishte kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Ndryshe, për Interin është kjo hera e tetë në histori të klubit që fiton trofeun e Superkupës së Italisë, duke kaluar kështu rivalin lokal, Milanin (7), sa i përket numrit të trofeve në këtë garë.
STILL US 🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆#ForzaInter #SupercoppaItaliana pic.twitter.com/zhxbEQjO63
— Inter (@Inter) January 22, 2024